AKTUALITET, 16 Qershor 2023, 09:24

Durrës, reshjet e shiut përmbytin disa lagje në qytet

Durrës, reshjet e shiut përmbytin disa lagje në qytet

Reshjet e shumta të shiut në Durrës kanë sjellë probleme të shumta gjatë mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se rrebeshet e shiut mbushën disa nga rrugët dhe kryqëzimet rrugore me ujë duke sjellë probleme dhe në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në Durrës.

Probleme më të shumta ka pasur në zonën pranë stadiumit, të stacioni i zjarrfikësve si dhe në lagjen numër 1.