AKTUALITET, 17 Shtator 2025, 10:25

Dumanit i përfundon mandati/ KLP-së çel garën për kreun e ri të SPAK, kandidatët afat 3 javë për të paraqitur dokumentacionin

Dumanit i përfundon mandati/ KLP-së çel garën për

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme (17 Shtator) të çelë garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pasi mandati i drejtuesit aktual Altin Dumani përfundon më 18 Dhjetor.

KPL vendosi që kandidatëve t’u lihet një afat prej 3 javësh për të paraqitur dokumentacionin.

Sokol Stojani, si kryetar i Komisionit të Karrierës propozoi që prokurorëve të posaçëm t’u lihet një afat prej 2 javësh për të aplikuar.

Ndërsa anëtar i Vate Staka kërkoi që afati të ishte 3 javë.

Në përfundim, anëtarët e KLP-së vendosën që t’u linin 3 javë kohë kandidatëve për të shprehur interesin e tyre për postin.

Dumani është drejtuesi i dytë i Prokurorisë së Posaçme që u zgjodh pas përfundimit të mandatit të Arben Krajës, i cili ishte i pari pas krijimit të prokurorisë së posaçme. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar.