TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i moshuar ka ndërruar jetë në Tropojë pasi e zuri poshtë pema që ishte duke prerë një 39-vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja u regjistrua në bjeshkën e Pojanës, ndërsa shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje aksidentale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin B. Q., 39 vjeç, banues në Shipshan, pasi duke prerë pemë në bjeshkën e Pojanës, dyshohet se një pemë ka rënë mbi shtetasin M. K., 79 vjeç, i cili është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.