TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar Kolegjin e Europës në Bruzh të Belgjikës, ku ka deklaruar se sot nuk janë ditët më të mira për Evropën demokratike, kjo për shkak të agresionit dhe kërcënimit rus në Ukrainë.
Pata ngurrim të vij, sepse të qëndrosh këtu në Bruzh, është shumë e vështirë se sa të qëndrosh në Bruksel, sepse do të thotë të qëndrosh përballë historisë, përballë legjendave, përballë shpirtrave që i përshpërisin çdo fryme në korridor.
"Nuk është e lehtë të përballesh me ta. Por erdha sepse ky Kolegj, nuk është vetëm një tempull dijeje, është laborator i vetë Evropës dhe i thashë vetes “Bruzhi nuk është Brukseli, thashë shko t’u flasësh lirisht disa mendjeve ende të lira’, kështu që ta bëjmë.
Në shënimet e tij për mua, ambasadori ynë në BE me shije franceze e rreptësi gjermane, Ferit Hoxha, që është këtu, tha se ky qytet ka qenë udhëkryqi i tregtisë, dikur i quajtur Venecia e Veriut. Sot, falë Kolegjit, është zemra intelektuale e Evropës. E dalloj sa hyj në këtë derë. Breza udhëheqësish e mendimtarët kanë dalë nga këtu. Disa prej jush me shpresë një ditë do të bëhet komisionerë të BE, mbase ministra e kryeministra dhe ndoshta portretet tuaja do të jenë në ato korridore. Besoj se do të çoni para frymën evropiane. Është e vështirë për mua të them se sa e lehtë është që kjo frymë të minohet, madje të varroset në momente krizash, ku duket shumë më lehtë të numërosh kufijtë që ndajnë vendet se sa urat që i bashkojnë", tha Rama.
Ai theksoi më tej se "historia na ka treguar që jashtë Europës kombet e vogla shndërrohen në pre".
"E di që nuk janë ditët më të mira për Evropën demokratike dhe vetë BE. Lufta është kthyer nga agresioni mizor i Rusisë në Ukrainë, konkurrenca globale po minon udhëheqjen ekonomike, teknologjike të Evropës. Ndryshimi i klimës nuk është më një profeci, por zjarr që po djeg pyjet dhe rrugët e Evropës. Keqinformimi po gërryen vetë oksigjenin e demokracisë që është besimi. Rendi i bazuar në rregulla po përqeshet. Shpëtimi i kësaj bote nuk gjendet askund përveç se në zemrën njerëzore, kështu është edhe për Evropën. Shpëtimi i saj, gjendet në zemrën e saj dhe zemra e saj mund të rrah vetëm përmes bashkimit", tha kreu i qeverisë.