AKTUALITET, 17 Shtator 2025, 09:04

Tabaku përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës? Deputetja: Do të bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët si...!

Tabaku përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?

Ogerta Manastirliu do të jetë një nga kandidatet për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë pasi Kryeministri Edi Rama deklaroi emrin e saj në Asamblenë e PS, ndërsa nga kampi opozitar situata është e paqartë dhe jo konkrete.

Deputetja Jorida Tabaku është pyetur këtë mbrëmje në emisionin "A Show" nëse do të jetë një nga kandidatet e PD për Bashkinë e Tiranës, por ajo hodhi poshtë çdo mundësi.

Tabaku theksoi se fokusi i saj është beteja në parlament për të përfaqësuar qytetarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe për mënyrën si funksionon bashkia e kryeqytetit.

"Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan.

Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit, jo thjesht për ndërrim kryetarësh. Kjo mënyrë sjelljeje duhet ndryshuar.”-tha Tabaku në "A Show".