AKTUALITET, 16 Shtator 2025, 20:05

U rrëzua nga një lartësi në Valbonë, ndërron jetë turisti

U rrëzua nga një lartësi në Valbonë, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  vendin e quajtur Qafa e Valbonës  ku  dyshohet se ka rënë nga një lartesi nje turist i huaj.

Sipas informacioneve, gjatë kalimit në shtegun mes Thethit dhe Valbonës, turisti ka rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës.

Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila, së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopterë u nisën drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar turistin, por me sa duket nuk kanë mundur ta nxjerrin të gjallë.