AKTUALITET, 16 Shtator 2025, 22:51

"700 euro në këmbim të lejes 5-ditore", vihet në pranga shefi i regjimit në burgun e Lushnjes

"700 euro në këmbim të lejes 5-ditore", vihet në

Shefi i regjimit të brendshëm në Lushnje, është vënë në pranga mbrëmjen e sotme pas denoncimit në emisionin investigativ ‘Stop’.

Ai merrte para në këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit. Në emision punonjësi i Burgut të Lushnjes u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të burgosur.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Në deklaratë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon me forcë çdo akt të paligjshëm dhe korruptiv që bie ndesh me etikën dhe misionin e sistemit penitenciar.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve

Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ ‘Stop’, ku shfaqet një punonjës i Policisë së Burgjeve duke marrë vlera monetare në këmbim të një leje shpërblyese, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i identifikuar është komisar H. L, me detyrë shef i regjimit të brendshëm në IEVP Lushnjë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon me forcë çdo akt të paligjshëm dhe korruptiv që bie ndesh me etikën dhe misionin e sistemit penitenciar. Distancohemi qartësisht nga veprime të tilla individuale, që nuk përfaqësojnë strukturën dhe angazhimin tonë për një administratë të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.