TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme i penduari i Drejtësisë, Nuredin Dumani, është përballur me avokatin e të penduarin tjetër të drejtësisë, Henrik Hoxha.
Avokati i Hoxhës, i ka bërë pyetje lidhur me vrasjen Elvis Dedajt, i cili u ekzekutua në vitin 2012.
Dumani është shprehur se lajmin për vrasjen e Dedajt, ia ka dhënë miku i tij Festim Qoli, me të cilin thotë se pas ngjarjes kanë shkuar te zona e Shkëmbit të Kavajës për të kërkuar armën.
Më tej ai tregon se Qoli ishte person që takohej me shumë zyrtarë të Policisë.
Pjesë nga dëshmia:
Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedes?
Dumani: Kam ardhur ne dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të Shkëmbi Kavajës për të kërkuar armën.
Avokati: Si je njohur me Festimin?
Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij
Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?
Dumani: Po kemi patur.
Avokati: Shoqëroheshit me njeri-tjetrin?
Dumani: Po. Shoqëroheshim ne dreka darka kur mundeshim. Deri ne 2022 kur jam arrestuar. njerëzit që takonte me shumë Festimi ishin kryesisht zyrtarë policie
Avokati: Si komunikoje me Festimin?
Dumani: I thosha djalit te tezes qe punonte te lokali.