AKTUALITET, 15 Prill 2025, 10:13

I dashuri qëlloi me armë bashkëshortin e saj në sy të djalit të tyre 10-vjeç, dorëzohet pas më shumë se 3 muajsh Melisa

I dashuri qëlloi me armë bashkëshortin e saj në sy të

Është vetëdorëzuar në policinë e Fierit Melisa Hoxhallari, e cila ishte arratisur së bashku me bashkëjetuesin e saj pas plagosjes së babait të fëmijës së saj, Gledian Hoxhallarit, mbrëmjen e së dielës së 5 janarit në një lokal pranë vendit të quajtur “Zogu i Zi” në Fier.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç.