AKTUALITET, 15 Prill 2025, 11:30

Bilanc tragjik/ Aksidenti i rëndë në Shkodër: Pas vdekjes së adoleshentit, humb jetën në spital edhe 14-vjeçari që mbeti i lënduar

Bilanc tragjik/ Aksidenti i rëndë në Shkodër: Pas vdekjes

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti tragjik që u regjistrua dje në Shkodër.

Bëhet me dije se sot ka ndërruar jetë në spital 14-vjeçari që mbeti i lënduar dje nga aksidenti.

Së bashku me shokun e tij 16-vjeçar që humbi jetën i pari pas ngjarjes, ata po ata udhëtonin me motor dhe pasi humbën kontrollin e mjetit, janë përplasur me një mur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në vendin e quajtur "Stom Golem", kur motomjeti doli nga rruga.

Kujtojmë se nga aksidenti i rëndë me motor humbi i jetën në vend dje edhe një 16-vjeçar.

Dy të miturit ishin duke lëvizur me motor, kur për arsye ende të paditura humbën kontrollin, duke u përplasur.

Dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.