AKTUALITET, 15 Prill 2025, 11:18

"I dhashë një motor dhe i pagova 50 mijë euro”/ Ekzekutimi i Shkozës, Dumani përballet në GJKKO me vrasësin me pagesë: Ja roli që ka pasur në krim

"I dhashë një motor dhe i pagova 50 mijë euro”/

Zhvillohet sot (15 Prill) seanca në GJKKO për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani, i cili vijon dëshminë para togave të zeza dhe përballjen me bashkëpunëtorët në krime, si edhe ushatarët e tij.

Në GJKKO është marrë në pyetje Asllan Plaku, që akuzohet nga vrasësi me pagesë se ka patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Dorian Shkozës

Nuredin Dumani ka dëshmuar se e pagoi 50 mijë euro Asllan Plaku, si edhe i dha para dhe 1 motor.

Ndërkohë pritet përballja e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani me ish të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.