TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila kërkonte rikthimin e celularit të sekuestruar.
Me vendim të GJKKO, me 6 dhjetor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Prokuroria e Posaçme lëshoi 8 masa sigurie më (10 Shkurt), ku ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u caktua “arrest me burg”, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij “arrest shtëpie”.
Gjatë seancës në GJKKO, më 12 Shkurt, për rivlerësimin e masës së sigurisë, togat e zeza zëvendësuan masën për Ajola Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.