TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se 40 vjeçari L.Meçollari është gjetur ditën e djeshme në rrugë dhe është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve, ai ka qenë në gjendje të dehur pasi ishte përdorues i alkoolit dhe lëndëve narkotike po ashtu. Mëngjesin e sotëm gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.
ujtojmë se një muaj më parë, 40 vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij.
Kjo tentativë vetëvrasje është bërë në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij. Viktima mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet që shkak i vdekjes të jetë bërë alkooli dhe lëndët narkotike që përdorte.