AKTUALITET, 30 Mars 2023, 09:38

Droga tek moshat e reja, mjekja tregon çfarë i shtyn vajzat drejt kësaj rruge: Ju tregoj rastin e një 24-vjeçareje

Droga tek moshat e reja, mjekja tregon çfarë i shtyn vajzat drejt

Mjekja toksikologe Suela Xhufi ka deklaruar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV se “në shkollat tona ka tundime dhe ofrime të lëndëve narkotike”.

Por këtu ajo ka nënvizuar rolin që duhet të ketë prindi në këto raste teksa ka renditur dhe faktorët që çojnë të rinjtë, adoleshentët drejt konsumit të drogës.

“Prindi duhet ta mbajë fëmijën afër që fëmija të paktën t’i tregojë cfarë ndodh në realitetin e tij të përditshem, që dhe nëse gabon të paktën mos bëhet i varur apo mos kalojë tek prostitucioni apo tek një drogë më e rëndë”.

Pyetje: Ju thatë se aq sa ka meshkuj ka dhe femra, çfarë i shtyn vajzat të konsumojnë drogë?

Mjekja Suela Xhufi: Po ju them rastin e një vajze 24 vjec, që dukej si 15 vjeç se ishte shumë e dobët, ishte futur në këtë rrugë nga shoqëria, divorci i prindërve dhe ishte një fëmijë i lënë, nëna punonte tërë ditën dhe ishte në mëshirë të shoqërisë e kishte nisur si trend, e kishte nisur me droga të rënda.

Tek femrat ka raste që vijnë shumë rrallë, në raste overdoza janë shumë të pakta femrat që vijnë në toksiko.

Kokaina pihet si çift por kur nis në mosha të reja, 35 deri në 40 e ca vjeç pihet kokaina se është dhe e shtrenjtë.

Faktorët janë nga më të ndryshmit, mund të jetë një partner, shoqëria, lënia pas dore nga familja apo abuzimi psikologjik e çon drejt kësaj rruge për të harruar ato problemet e veta jo vetëm të adoleshencës apo dhe mos pasjes së një dashurie prindërore.