AKTUALITET, 18 Mars 2025, 10:22

Dosja e krimit/ Vrasja e Gentian Bejtjas: Çohet për gjykim një prej autorëve, largoi qitësit nga vendi i ngjarjes

Dosja e krimit/ Vrasja e Gentian Bejtjas: Çohet për gjykim një

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim një prej autorëve të përfhsirë në vrasjen e Gentian Bejtjas në mars 2024 në Larushk  të Fushë Krujës. 

Ilir Beqaraj ka ndihmuar qitësit të largoheshin nga vendi i ndarjes, si dhe kë vëzhguar disa herë Bejtjan pranë banesës. Ndaj tij rëndojnë tre akuza ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’.

Njoftimi i Prokurorisë

Vrasja në Larush të Fushë Krujës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim,‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’ parashikuar nga nenet78/1 e 23, 278/4 e 289/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 1944/2 të vitit 2024, për vrasjen e shtetasit G.B në fshatin Larush të Fushë Krujës, Prokuroria arriti të provojë se i pandehuri I.B. ka konsumuar veprën e mësipërme në rolin e ndihmësit.

Sipas prokurorisë ky shtetas me veprimet e tij aktive ka mundur të largojë autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen, kjo e dokumentuar edhe nga pamjet filmike të administruara nga prokuroria. Teksa u provua se ky shtetas në kohë të ndryshme me mjetin e tij ka qenë në afërsi të banesës së viktimës.

Nga hetimet rezultoi se në automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegjes së automjetit me të cilin u krye vrasja, është përfituar profil gjenetik i shtetasve, I.B. dhe F.P. të cilët dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen e shtetasit G.B.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.