TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në rubrikën “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka vijuar ironinë ndaj koalicionit opozitar, duke e quajtur “Aleanca për Kënetën Madhështore”.
Sipas kreut të qeverisë, e vetmja gjë madhështore e kësaj aleance janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.
“Aleanca për Kënetën Madhështore, nuk e di si do të hidheni aty edhe Selami Jenisheri ishte distancuar nga aleanca pasi kishte luftë për pushtet me Kujtim Gjuzin.
Kujtimi është kryeministri në hije aleancës, e vetmja gjë madhështore janë mustaqet e tij.
Situata është turbulente po s’ka problem se i ha bufi. Bufi e di që nuk ka asnjë shans dhe ka bërë një aleancë qëndrestare”, tha Rama.
Rama tha se bufi i kënetës, referuar Sali Berishës, e di shumë mirë që më 11 maj nuk ka asnjë shans për fitore dhe për këtë arsye ka bërë listë për opozitë qëndrestare.
“Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës, se vetmja gjë madh që ka ajo aleancë janë mustaqet e Kujtimit. Situata në kënetë është turbulente. Pa problem se i ha bufi ata. E keni pa listën e bufit, listë për opozitë qëndrestare.
E di shumë mirë që s’ka asnjë shans, dhe ka bërë një listë për një opozitë qëndrestare. Që kur bëjnë kua kua kua as nuk shohin as nuk dëgjojnë”, tha Rama.