TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, ka folur për Kavajën, duke thënë se kur iu besua PS, u rilind, ndërsa theksoi se qytetarëve nuk duhet t’u gënjejë mendja se do ta fitojë PD-ja në zgjedhjet e 11 majit.
Rama: Mos të të rrejë mendja ty se me bufin e kënatës ka një shans Kavajë. Fatmirësisht në Kavajë e treguam çfarë dimë të bëjmë. E rilindëm Kavajën, kur na u dha mundësia. Kishte vetëm pluhur, njerëz që shisnin fara dhe të gjithë të tjerët që shihnin nga qielli, pa ujë, pa drita, pa punë. Sot, Kavaja është bërë qytet sepse u bë kur na u dha ne besimi. Kjo është e vërteta dhe kjo e vërtetë nuk mund të mohohet.
Mileti demokrat i Kavajës duhet ta marri si një ofendim, se u çuan demokratët e Kavajës, votuan për pseudo primarët, nxorën kandidatin më të votuar në Tiranë dhe në fund, tak e hëngri bufi. Ua hëngri bufi kandidatin. Doni ta keni bufin në Kavajë, që vjen njëherë në dy vjet atje, vjen me ato flakët, ngre dy gishtat dhe pastaj mirupafshim. Mbajeni. Por kjo punë nuk është kështu.
Dhe për më tepër në zgjedhjet e 11 majit, nuk është çështje partish. Nuk ka thasë mielli, por pasaportë. Do të shosh njëherë si burrë me mustaqe, që të mos të të nxjerrin anash. E pra voto PS, se s’ke rrugë tjetër. Voto PS për veten tënde. S’ka PD, por kënetë. Nuk ka demokraci atje, ka një buf kënete dhe e pe vetëm me primaret.
Edi Rama: Për herë që nga 1992 është një votë gjeopolitike. Do hyjmë në BE po për mustaqet e kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës që të të vijë zor të thuash nuk votova që ta fus Shqipërinë në BE. Shqipërinë në BE e fus vetëm unë dhe PS, as këneta as bufi as ata që shesin qilima fluturues.