TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Djali i Presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr., vizitoi Serbinë dhe zhvilloi një podcast me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ku Trump Jr. i bëri një shtrembërim historisë duke ia atribuar bombardimet e NATO-s në Serbi, nevojës së Clinton për të shuar skandalin "Lewinsky".
Analisti dhe politologu, Shkëlzen Gashi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se Trump Jr. e viziton Serbinë për interesa biznesi, por është ende e paqartë influenca e tij mbi presidentin. Ai tha se Presidenti Trump është i paparashikueshëm dhe se gjithçka është e mundur edhe në raport me Kosovën.
"Interesat e biznesit i ka ai dhe kompanitë e tij. Më bëri përshtypje gjatë intervistës, që ai përmendi që është fasinuar me intervistën me Vuçiç dhe se Serbia ka mbështetur zgjedhjen e babait të tij në SHBA.
Domethënë, interesi i SHBA tani nuk do të jetë identik me interesin gjatë viteve 90’ dhe 2000. Interesat e SHBA nuk janë siç kanë qenë. Ata kanë patur interes të shkëpusin Serbinë prej ndikimit rus, tani nuk e kanë më këtë interes. Madje edhe në vitet 2000 e kanë patur. Gjatë viteve 2000 e kanë bombarduar për herë të dytë Serbinë duke shpallur pavarësinë e Kosovës.
Prej vitit 2010, interesat e SHBA kanë ndryshuar. Nuk e kanë parë më idenë që duhet ndëshkuar Serbia për t'u shkëputur prej Rusisë. Gjatë viteve 2010 dhe këndej, kanë bërë favore. Një me gjykatën Speciale dhe e dyta me asosacionin e komunave me shumicë serbe. Të dyja kanë qenë kërkesat e Serbisë dhe të dyja i kanë zbatuar.
Tani me ardhjen e Trump, situate ka ndryshuar rrënjësisht, është politikan krejt i paparashikueshëm. Për këtë, shumë psikologë, anëtarë të shoqatës së psikologëve të SHBA, e kanë paralajmëruar opinion amerikan dhe botëror, se është politikan pa stabilitet. Vendimet e tij janë të paparashikueshme. Atëherë kanë kërkuar falje sepse thyen rregullin etik, pasi nuk duhet të deklarojnë për gjendjen psikologjike të një personi. Kështuqë nuk përjashtohet asgjë nën Trump.
Nëse do të bisedonin për Presidentin Trump më parë dhe do t'ju thosha se mbyll VOA dhe REL, do të thoshim po shkoni shumë larg. Nuk do të isha çuditur nëse do ta mbështeste edhe më hapur Serbinë. Të ndërrohet territori i Kosovës e me rradhë.
Donald Trump Junion ka intersa biznesi. Sa mundet të ndikojë te Presidenti? Mbetet për tu parë. Që mundet të ndryshojë qasja e SHBA në raport me Kosovën nuk ka dilemë. Çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës? Nuk kemi parë asnjë reagim nga liderët, as Presidentja, Kryeministri, Kryeparlamentari, Ministrja e Jashtme as ambasadori i Kosovës në SHBA nuk reaguan. Duhet ti bënin me dije se konflikti ka nisur për shkak të shtetit serb që ka kryer apartheid dhe masakra, krime të tmerrshme, përdhunime", tha analisti.
Gashi tha se elita politike e Kosovës duhet të mos lëshojë pe, nëse SHBA pozicionohet zyrtarisht në favor të Serbisë.
"Nëse ndodh kjo do të jetë shumë keq për Kosovën por kjo nuk do të thotë se duhet të dalim kundër SHBA. Elita politike e Kosovës duhet t'ja bëjë të qartë botës që e vlerëson rolin e SHBA për pavarësinë, por nuk pajtohet dhe duhet elita politike kosovare të mos lëshojë pe", tha ndër të tjera Gashi.