AKTUALITET, 18 Mars 2025, 09:03

"Votat e mia, larg Berishës"/ Sula: Listat e PD janë të turpshme, demokratët të papërfaqësuar

"Votat e mia, larg Berishës"/ Sula: Listat e PD janë të

Pas konstituimit te listave te kandidateve per deputete, deputeti i opozitës, Dashnor Sula, i ka cilësuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të turpshme. Sula u shpreh per "Zona Zero" se qarku i Elbasanit është i papërfaqësuar për demokratët.

“Kemi pasur komunikim edhe gjysmë ore më parë, jo me zotin Berisha, me zotin Noka. PD kërkonte që unë të isha në pjesën e listës së hapur në Elbasan, e vendosa, dakord do të kandidoj në listën e hapur të PD, pavarësisht se më bënë një padrejtësi.

Kushti im ishte që të tërhiqte një kandidat nga lista. Kjo ishte kërkesë edhe për moral, edhe për logjikë politike. I thashë zotit Noka, nëse shkoj poshtë 10 mijë votave personale, në 2021 kisha 8 mijë vota personale.

Dola i pari në vitin 2005 me vota personale. Si janë gatuar aty, unë i di gjërat e sakta. Nuk dua t’ia përmend emrin dhe t’i jap kënaqësi atyre. Pas datës 11 maj do flasim. Nëse del ndryshe, do i ulem në gjunjë PD dhe Sali Berishës. Kanë hallin e 12 majit. Për herë të parë, Edi Rama bën listën më të mirë pas 3 listash.

Berisha kthen të vjetërit. Në listën e hapur nuk vendos njerëz që marrin vota. PD dhe opozita duhet të ishte kundra atij kodi zgjedhor. Ajo parti ka lindur dhe po vdes me Sali Berishën, ajo është fatkeqësia më e madhe e asaj partie.

Zoti Berisha nuk do zë ndryshe. Edhe të dua unë t’i çoj votat e mia, nuk i çoj dot. Unë, do shikoj pas leximit të votave më 11 maj, jam demokrat, do duhet të jem demokrat, do mbështes opozitën, por reagoni, reagoni, reagoni. Nëse ajo parti nëse nuk kthehet, ajo është e destinuar të vdesi”, theksoi ai.