TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish ambasadori, Agim Nesho, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për deklaratat e djalit të Presidentit Trump, i cili ia faturoi bombardimet e NATO-s në Serbi, skandalit "Lewinsky".
"Vërtetë opinioni publik mund të diskutojnë por ai nuk është një person zyrtar. Trump ka disa fëmijë.
Kemi parë raste, që vetë amerikanët, jo në të gjithë rastet e njohin realitetin. Ky mund të jetë rasti i Trump Jr. Edhe ish presidenti Bush ka ngatërruar Australinë me Austrinë.
Trump është i paparashikueshëm por në veprime dhe zgjidhje taktike, është i qartë në gjërat që do të bëjë. Nuk ka dalë në diskutim sovraniteti dhe liria e Kosovës. Më tepër ky reagim duhet të ngrejë sensibilitetin e klasës politike jo vetëm në Kosovë.
Duhet një aleancë e të gjithë partive politike. Duhet të pastrohet klasa politike në të gjithë ambientin, duke përfshirë ata rrenegatë që kanë bashkëpunuar me Vuçiç dhe kanë qenë yes-man për Perëndimin.
Duhet të ketë një unitet, qartësi dhe jo frikë nga deklaratat e ndryshme. Nuk është hera e parë, është hera e tretë që ka ardhur në Serbia, ka interesat e tij. Oligarkët, edhe Rama e ka kërkuar, mos të jemi të habitur kur të bëjë podcast me Ramën. Autokratët paguajnë influencë. Jemi nga ato shtete që figurojnë si qeveri të korruptuara që blejnë influencë në Shtëpinë e Bardhë", tha Nesho.