TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar deklaratat e Trump Jr. kundër sulmeve të NATO-s dhe pro-Serbisë në Beograd, u shpreh se ai ka shprehur një qëndrim që e ka dëgjuar në Shtëpinë e Bardhë dhe që qarkullon aty. Abilekaj u shpreh se vijimi i qeverisë “Kurti” do të ishte e mirë për Kosovën, krahasuar me partitë e tjera konformiste ndaj aleatëve.
“Kemi rastin e Hunter Biden dhe informacionet që dolën nga laptopi i tij, ku firmat kineze premtonte se do t’i çonte me një status të veçantë në SHBA, gjëra që nuk ndodhën kurrë realisht.
Pra nuk mund t’i marrim seriozisht këta, se janë qyetarë të lirë dhe bëjnë bizneset e tyre. Donald Trump Jr. ka shkuar atje se ka bizneset e veta dhe nuk mund ta marrim si një deklaratë zyrtare, por që ai ka shprehur një qëndrim që e ka dëgjuar në Shtëpinë e Bardhë dhe që qarkullon aty, absolutisht po", tha Abilekaj.
Analisti deklaroi se vijimi i qeverisë “Kurti” do të ishte e mirë për Kosovën, krahasuar me partitë e tjera konformiste ndaj aleatëve.
“Nëse do të shohim variantet për të bërë qeverinë e Kosovës është që nëse Kurti dështon, tre partitë do të bëjnë qeverinë. Po të kemi parasysh të shkuarën, ato kanë qenë konformiste me Trumpin. Avdulla Hotin e pamë si u ul si nxënës, ndërsa Kurti ka qenë i tërhequr dhe refraktar ndaj propozimit që mund t’i bëhej Kosovës. Ka krijuar edhe probleme me SHBA dhe BE-në”.