AKTUALITET, 28 Tetor 2024, 09:18

Dokumentet/ Anija u kthye mbrapsht në Port, vendosen nën sekuestro 102 kontejnerët me mbetje toksike, zbardhet vendimi i Prokurorisë së Durrësit

Dokumentet/ Anija u kthye mbrapsht në Port, vendosen nën sekuestro 102

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 102 kontejnerët në anijen “Molive” që dyshohet se mbajnë mbetje toksike. Anija, e cila kishte destinacion Tajlandën, mbërrit në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm dhe u ankorua në radë.

Vendimi i Prokurorisë:

Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr. 1596/2024.

Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i

përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e

sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Dokumentet/ Anija u kthye mbrapsht në Port, vendosen nën sekuestro 102