AKTUALITET, 27 Tetor 2024, 22:06

Aksident në superstradën Lezhë-Laç, vdes 30-vjeçari dhe një i plagosur rëndë

Aksident në superstradën Lezhë-Laç, vdes

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (27 tetor) në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Treshit, ku ka mbetur viktimë një person, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Aksident në superstradën Lezhë-Laç, vdes

Në aksident janë përfshirë tre automjete, njëri prej të cilëve ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës dhe një tjetër përmbys.

Aksident në superstradën Lezhë-Laç, vdes

Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima, ende i paidentifikuar i moshës rreth 30 vjeç, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, që vinte përballë saj.

Aksident në superstradën Lezhë-Laç, vdes

Si pasojë e humbjes se kontrollit, autovetura është përmbysur në rrugë e si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje.