AKTUALITET, 23 Shtator 2023, 19:17

Dogjën sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në Himarë, e pësojnë dy autorët e dyshuar

Dogjën sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në Himarë, e

Policia e Himarës ka identifikuar dy autorët e dy zjarrvënieve në fshatrat Kallarat dhe Qeparo. Të njëjtat burime sqarojnë se për shtetasit me inicialet Ç. Xh., dhe S. J., ka nisu procedimi penale.

Si pasojë e zjarreve që këta dy shtetas vunë u dogjën sipërfaqe toke me ullinj dhe shkurre.

Njoftimi i policisë:

Procedohen penalisht 2 shtetasit që ndezën zjarret nga përhapja e të cilëve u dogjën sipërfaqe toke me ullinj dhe shkurre. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

Ç. Xh., banues në Himarë, pasi duke pastruar tokën, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, në fshatin Kallarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre;

S. J., banuese në Himarë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, në fshatin Qeparo, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë ulliri, në pronësi të saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.