AKTUALITET, 23 Shtator 2023, 18:50

Idrizi bën deklaratën e fortë: Nëse opozita vijon me Belerin, në 2025 dalim vetëm në zgjedhje

Idrizi bën deklaratën e fortë: Nëse opozita vijon me

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi paralajmëroi sot se nëse opozita do të vijojë të mbrojë çështjen e Fredi Belerit, forca politike që ai drejton do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai tha se PDIU nuk mban qëndrim pro Bashës apo pro Berishës, por shtoi se PD-ja duhet të unifikohet sa më parë brenda vetes.

“Nuk ka ngelur t’ia kërkojmë ne se ia kërkon gjithë opinioni, ata duhet të gjejnë arsyen për tu bërë bashkë në PD. nganjëherë më duket e qëllimshme, diskutohet vazhdimisht Basha- Berisha- Bardhi, ndërkohë që receptorët duhet të jenë te mazhoranca. Ne e dimë që të fitosh zgjedhjet duhet të jesh alternativë. Duhen edhe ca figura të tjera që të ngjallin shpresë. Jo nuk është. Ju do thoni pse nuk u ftua PDIU në koalicion? Sepse u bë marrëveshje me Belerin dhe ja ku kemi peshqeshin e Belerit. Nëse kjo situatë do jetë prapë deri në 2025, do dalim më vete.", tha ai.