TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi pas një konflikti me një tjetër person, i ka goditur me qëllim mjetin e tij si dhe e ka dhunuar fizikisht 55-vjeçarit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit Spiten, ku sipas policisë Alfred Prendi, për shkak të një konflikti që ka patur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.
I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.