AKTUALITET, 28 October 2026, 13:15

VIDEO/ Një grup protestuesish futen brenda Ekonomikut, thirrje studentëve për të bojkotuar mësimin: Bashkohuni me ne

VIDEO/ Një grup protestuesish futen brenda Ekonomikut, thirrje

Me thirrjen “Bashkohuni me ne!”, protestuesit kanë hyrë në Fakultetin e Ekonomisë, ku u kanë bërë apel studentëve të lënë auditorët dhe t’i bashkohen protestës.

Lëvizja vjen në kuadër të marshimit të studentëve në Tiranë, të cilët kanë vijuar protestën nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.

Studentët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën dhe bojkotin deri në ndryshimin e situatës, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre politike.

Ndër kërkesat kryesore të artikuluara gjatë protestave janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Me protestat e studentëve jane bashkuar edhe pedagoget.