TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rritja e çmimit të plehrave kimikë dhe karburantit edhe këtë vit ka vendosur në vështirësi fermerët e fshatit Seman në Fier. Edhe pse presin një prodhim të mbarë të misrit, për ta, tregu vijon të mbetet problem. Kjo pasi grurin ende nuk e kanë shitur.
“8 grurë, 8 misër. Nuk kam shitur asgjë. Do t’i hedhim”, tha fermeri. “3 hektarë kam mbjellë. Nuk kam shitur asgjë”, tha një fermer tjetër.
Ata thonë se çmimi i shitjes nuk arrin të justifikojë kostot e prodhimit. Fermerët e kësaj zone iu përgjigjën thirrjes së qeverisë për të shtuar sipërfaqet me drithë. Por për shkak të importit, çmimi në treg i drithërave pësoi ulje. Ndaj ata kërkojnë nga autoritetet që të ndërhyjnë dhe të ngrenë një pikë grumbullimi për të mbrojtur prodhimin vendas përballë atij të huaj.