AKTUALITET, 23 Shtator 2023, 17:22

Aktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë të Fierit, flakët rrezikojnë pyllin

Aktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë të

Një vatër zjarri është aktivizuar në Darëzezë të Fierit në zonën e quajtur Pertiq. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar pyllin me pisha.

Ndërkohë zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje në përpjekje për të neutralizuar flakët.

Në ndihmë të tyre janë angazhuar me mjete rrethanore edhe banorët e zonës.