TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një dalje të fundit për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një pasqyrë të detajuar të protestave të fundit studentore, duke i cilësuar ato si një "revolucion historik".
Përgjatë konferencës me grupin parlamentar, e cila u shoqërua edhe me ndërprerje publicitare në transmetimin televiziv, lideri i opozitës vlerësoi qëndresën e rinisë dhe denoncoi ashpër dhunën e ushtruar nga strukturat e shtetit ndaj të rinjve.
Sipas deklaratave të tij, forcat policore dhe "narkobandat" kanë ushtruar dhunë barbare ndaj protestuesve paqësorë.
Ai vuri në dukje se asnjë akt dhune nuk ka ardhur nga ana e të rinjve, por megjithatë, qindra prej tyre janë përballur me arrestime që janë shpallur të paligjshme nga vetë gjykatat. Në këtë kuadër, u shpreh mirënjohje për mjekët, avokatët dhe deputetët e opozitës që ofruan ndihmë mjekësore dhe mbrojtje ligjore për të lënduarit dhe të arrestuarit.
Berisha theksoi gjithashtu se Partia Demokratike u tregua tejet e kujdesshme për të mos e politizuar lëvizjen, duke marrë pjesë masivisht pa asnjë simbol partiak dhe duke shmangur çdo tentativë për të marrë drejtimin e saj.
Ai akuzoi drejtpërdrejt dyshen qeveritare Rama-Balluku dhe njerëz të infiltruar pranë tyre, se u përpoqën të manipulojnë protestën duke kontrolluar mikrofonin dhe duke detyruar folësit të mbanin qëndrime kundër opozitës, me qëllim përçarjen e lëvizjes qytetare.
Në mbyllje të fjalës së tij, Berisha kritikoi ashpër propagandën dhe tezën sipas së cilës "të dyja palët politike janë njësoj". Ai e konsideroi këtë krahasim si një mashtrim të madh publik dhe si formën më të lartë të korrupsionit të fjalës, duke argumentuar se barazimi i të pakrahasueshmeve është një akt thellësisht antidemokratik.
Sali Berisha: Përshëndes studentët dhe gjimnazistët të universiteteve të Tiranës për kontributin e tyre aktiv në zhvillimet historike në Shqipëri, të tillë unë konsideroj revolucionin studentor. Të falënderoj ekipin ligjor të partisë për angazhimin me të gjithë potencialin e tij në mbrojtjen ligjore të qindra e qindra studentëve dhe protestuesve gjatë këtyre dy javëve.
Të falënderoj mjekët për mbështetjen dhe ndihmën që u kanë dhënë, por dhe deputetët të cilët kanë ndjekur të plagosurit në spitalet e vendit. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër barbare të ushtruar nga narkoshteti, nga Edi Rama dhe narkobandat e tij ndaj protestuesve paqësorë. Asnjë protestues i dhunuar, asnjë prej tyre nuk ka qenë absolutisht në asnjë akt dhune, dhe në qindra raste janë gjetur nga vetë gjykatat arrestime të paligjshme. Zonja dhe zotërinj deputetë, periudha nga 1 qershori gjer dy javë më parë ishte një periudhë unike në historinë e Partisë Demokratike. Partia Demokratike që lindi në protestë, është parti që ka lindur në protestë, është parti e cila në qoftë se do të kishte një emër të dytë do të quhej Partia Demokratike e protestës së Shqipërisë.
Partia Demokratike ishte në protesta periodike kur shpërtheu një protestë qytetare, e them këtu më madhështorja që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj. Në respekt të karakterit të saj qytetar, Partia Demokratike përcaktoi disa parime, qëndrimi ndaj kësaj proteste. E para, asnjë përpjekje për t'i marrë drejtimin apo për ta përçarë. Në fillim patë demokratë që shkuan me megafon me qëllimin më të mirë, u hoq megafoni dhe çdo gjë tjetër. Pjesëmarrje sa më e madhe në protestë, për herë të parë në këtë seli janë bërë mbledhje për atë protestë më shumë se kurrë në historinë e saj, për pjesëmarrje në një protestë.
Por duhet të them këtu, ajo protestë madhështore, e paparë ndonjëherë në historinë e vendit, u kap në krye të radhës nga dyshja famëzezë Rama-Balluku. Tani dua t'u them shqiptarëve, kontrolluesit e mikrofonit... horra si ata detyronin, u jepnin mikrofonin vetëm atyre të cilët mirrnin përsipër sloganin 'Rama në burg, Berisha në burg' dhe ishin eksepsion të tjerët që mund ta mirrnin. Çdonjëri prej atyre që paraqitej te mikrofoni, tek banda e mikrofonit, merrte porosi se çdo të thoshte. E vërteta është, t'u tregoj dialogun e njërit prej tyre, me përçmim dhe përbuzje i tha 'Nuk jam për ty unë këtu, se unë për ty s'dal kurrë, po unë jam për idealet e mia'. Por ky ritual përsëritej çdo ditë në një kohë kur bandat e qorrit të Ramës, e Ardi Veliut, terrorizonin qytetin me grusht çdo natë.
Eviva, rroftë komunizmi. Në këtë situatë, demokratët kanë qenë aty dhe kanë mbajtur një qëndrim të jashtëzakonshëm. Projektonin me çdo kusht këta horra, sulme ndaj demokratëve në protestë, por kur mirrnin paralajmërimin, u dështonin sulmet. Duhet t'i themi të vërtetat siç janë, disa prej tyre mbushën valixhet dhe ia mbathën, të damkosur, do mbeten për jetë për thikat që i futën lëvizjes qytetare më madhështore në historinë e këtij vendi. E vetmja forcë politike, jua them unë ju këtu, që mbështeti atë lëvizje me të gjithë fuqitë e saj pa asnjë simbol të vetën, sepse respektoi me kod, siç kërkon ligji moral, karakterin e saj rinor qytetar. Është e vetmja forcë politike që bëri me dhjetëra mbledhje për të mobilizuar mbështetësit tek ajo protestë edhe në ditët më të vështira. Është e vetmja forcë politike që dhe në momentet e shuarjes së saj...
...Në biografinë e tyre... duke u përpjekur qesharakë të turpshëm, primitiv, duke u përpjekur që tani rruga, sheshi janë të miat se dola unë... Dola unë? Po të jesh i qartë ti që dole, akti i parë në shërbim të këtij vendi bën thirrje për bashkim të forcave kundërshtare të qeverisë. Po bëre të kundërtën sipas porosive, dhe përfundova aty ku përfundove, dhe moria e horrave, e puthadorëve të qeverisë dhe të mafies, Partia Demokratike s'ka pse përzihet. Partia Demokratike s'ka pse përzihet.
Nga qershori gjer sot, nga qershori gjer sot, teza më antishqiptare, më antidemokratike, ishte teza se dy partitë janë njëlloj. Teza e cila bazohej në logjikën formale se njerëzit dallohen, janë njëlloj në pamje, janë qenie që ecin në këmbë, me katër gjymtyrë e të tjera e të tjera karakteristika, por nuk ka, nuk ka mashtrim më të madh, më të turpshëm para shqiptarëve sesa të shtrosh këtë tezë. Së pari, është forma më e lartë e korrupsionit. Forma më e lartë e korrupsionit është kur fjala apo fjalia shpreh të kundërtën e asaj që është e vërtetë, dhe kur krahason të pakrahasueshmet. Kjo është në distancë forma më e lartë e korrupsionit të gjuhës...