AKTUALITET, 23 Shtator 2023, 18:02

Transportonte veshje pa fatura tatimore, e pëson 44-vjeçari në Lezhë

Transportonte veshje pa fatura tatimore, e pëson 44-vjeçari në

Një 44-vjeçar është vënë nën hetim nga policia Lezhë, pasi u kap duke transportuar veshje të firmave të ndryshme, për të cilat nuk dispononte faturat tatimore përkatëse dhe deklaratën e origjinës.

Ai u ndalua në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku uniformat blu pas kontrollit në automjetin e tij tip “Benz”, gjetën 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme pa faturat tatimore përkatëse.

Vlera totale e mallrave të sekuestruar është rreth 2 000 000 lekë të reja. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.