TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar sërish se resorti pranë Pemës së Thatë në Sarandë, vijon punën edhe pse fillimisht u pezullua, që pasoi edhe me shkarkimin e 3 punonjësve të IMT në muajin korrik dhe shpalljen në kërkim të pronarit.
Në një reagim të bërë në Facebook, ky forum shprehet se shkatërrimi i Parkut të Butrintit nga këto ndërhyrje “kriminale sigurisht që nuk mund të kryhet pa mbrojtje apo motivimin nëpërmjet heqjes nga mbrojtja të zonave të preferuara nga oligarkët dhe miqtë e pushtetit”.
Reagimi i plotë:
“Ne vemendje te z. Kryeminister. Pas shpalljes ne kerkim te pronarit dhe shkarkimit te 3 punonjesve te IMT ne muajin korrik, resorti ilegal prane Pemes se Thate, ne zonen e mbrojtur shpallur pasuri boterore e UNESCO, Parku I Butrintit vijon punen.
Rikujtojme premtimin publik per te mbrojtur trashegimine kulturore shqiptare. Kjo foto kompromenton rende si premtimin publik ashtu dhe integritetin e institucioneve te shtetit te cilat kane detyrimin ligjor te mbrojne kete pasuri te perbashket.
Shkaterrimi I Parkut te Butrintit nga keto nderhyrje kriminale sigurisht qe nuk mund te kryhet pa mbrojtje apo motivimin nepermjet heqjes nga mbrojtja te zonave te preferuara nga oligarket dhe miqte e pushtetit.