AKTUALITET, 23 Shtator 2023, 17:49

Sa i sigurt është uji në shtëpitë tona? Depozitat kolektive në kryeqytet me nivele të mëdha të ndotjes

Sa i sigurt është uji në shtëpitë tona? Depozitat

Ndonëse më parë kryheshin analiza në mënyrë të vazhdueshme për të kontrolluar cilësinë e ujit që konsumohet nga familjarët,  tanimë kjo është lënë në dorë të qytetarëve. Ata me vështirësi bëhen bashkë për të pastruar apo dezinfektuar depozitat e ujit. Sipas mjekëve epidemiologë, uji i ndotur është burim sëmundjesh të ndryshme bakteriale dhe virale.

Një tjetër problem për shumimin e ngarkesës bakteriale është për depozitat që janë vendosur në tarracat e pallateve për shkak të ekspozimit në diell.

Instituti i Shëndetit Publik dhe jo vetëm duhet të rrisë kontrollet për monitorimin e cilësisë së ujit që përdoret jo vetëm nga familjarët, por edhe nëpër restorante apo lokale të ndryshme për të pasur sa më në kontroll situatën epidemiologjike në vend.