AKTUALITET, 15 Prill 2022, 10:52

Javën tjetër do të rikthehet “dimri”, temperatura të ulta dhe reshje dëbore

Javën tjetër do të rikthehet “dimri”, temperatura

Java tjetër do të rikthejë “dimrin” në Shqipëri. Duke filluar nga pasditja e të hënës temperaturat do të zbresin me disa gradë, ku në male nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.

Javën tjetër do të rikthehet “dimri”, temperatura

Konkretisht sipas “Windy”, dita e martë e javës së ardhshme do të jetë më e ftohta, ku në Ersekë temperaturat do të shkojnë edhe -5 gradë celsius.

Javën tjetër do të rikthehet “dimri”, temperatura

Ndërkohë fundjava në vend do të jetë e ngrohtë, ku temperaturat e ajrit do të shkojnë deri në 20 gradë celsius.