TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Myslym Karaj, biznesi i të cilit u sulmua me armë zjarri thotë se nuk është në dijeni se kush mund të ketë qëlluar ndaj mobilierisë që ai administron. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se “As unë dhe as familja nuk i kemi borxh askujt. Ne nuk i kemi bërë keq njeriu”, raporton Balkan Web.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm Nikël të Krujës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave,”-thuhet në njoftimin e policisë.