AKTUALITET, 28 Dhjetor 2021, 11:29

“Dikur banesat sociale merreshin me mik dhe lek”/ Rama: Çdo apartament për familjet e prekura nga tërmeti është ndarë me short publik

“Dikur banesat sociale merreshin me mik dhe lek”/ Rama: Çdo

Kryeministri Edi Rama thotë se procesi i shpërndarjes së apartamenteve për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, është kryer përmes një shorti publik.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se çdo apartament ka shkuar vetëm për faumiljet e prekura dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në procesin e shpërndarjes.

Sipas Ramës, dikur banesat sociale ndaheshin me lek dhe me mik, madje merreshin dhe nga njerëz me pushtet.

TRANSPARENCA dhe DREJTËSIA në ndarjen e apartamenteve të Rindërtimit është një element kuptimplotë i kësaj historie të bukur solidariteti, respekti, përkushtimi maksimal të politikës ndaj njerëzve më në nevojë.

Çdo apartament është ndarë me short publik dhe jo vetëm që çdo metër katror i Rindërtimit ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti, po edhe pozicioni, shkalla, kati për çdo familje është caktuar pa asnjë ndërhyrje apo ndikim nga jashtë, falë shortit publik.

Dikur edhe banesat sociale ndaheshin me lek e me mik, madje në jo pak raste merreshin nga njerëz me pushtet, ndërsa sot ajo praktikë i përket të shkuarës së abuzimeve me pushtetin e dallavereve me shtetin.

Për të mos lejuar që asnjë gabim i vetëm njerëzor apo largqoftë edhe i qëllimshëm ta cënojë këtë proces ku njerzillëku ka qenë qysh ditën e parë thelbi i përpjekjes sonë, cilido që ka një ankesë mund të drejtohet në platformën e bashkëqeverisjes.