AKTUALITET, 11 Shkurt 2023, 17:36

Digjet shtëpia pas shpërthimit të bombolës së gazit, shpëtojnë dy të moshuarit në Memaliaj

Digjet shtëpia pas shpërthimit të bombolës së gazit,
Momente nga shuarja e zjarrit

Një banesë në fshatin Toç të Memaliajt  është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se shkak i flakëve është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Në banesën që është përfshirë nga zjarri jetonte një çift të moshuarish. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të neutralizur flakët.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se bëhet fjalë për shtëpinë e 70-vjeçarit me iniciale H.H.

Gjithashtu bëhet me dije se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ndërkohë që raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2023, rreth orës 16:05, në fshatin Toç, Memaliaj, ka marrë flakë dhe është djegur banesa e shtetasit H. H., rreth 70 vjeç. Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombule gazi. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të situatës.