AKTUALITET, 4 Prill 2025, 20:32

“'Fituesi merr gjithçka', kulturë që lë pak hapësirë për dialog", delegacioni i Asamblesë Parlamentare të KiE-s në Shqipëri për 11 Majin: Procesi të monitorohet edhe nga shoqëria civile

“'Fituesi merr gjithçka', kulturë që lë

Teksa na ndajnë pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 11 majit, një delegacion me 4 anëtarë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i kryesuar nga Simone Billi, bëri një vizitë në Shqipëri më 3-4 prill 2025.

Qëllimi i vizitës ishte  për të vlerësuar fushatën elektorale dhe klimën politike përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Në faqen zyrtare të Asamblesë Parlamentare thuhet se delegacioni parazgjedhor identifikoi disa sfida që duhen adresuar për të siguruar procese demokratike dhe zgjedhje të ndershme dhe konkurruese.

“Lufta kundër korrupsionit është një objektiv i rëndësishëm dhe i  lavdërueshëm. Megjithatë, është e rëndësishme që ajo të mos shihet si një ndërhyrje në natyrën demokratike të procesit zgjedhor duke favorizuar një parti politike ose tjetër, gjë që mund të dëmtojë besimin e publikut në luftën kundër korrupsionit dhe besimin në procesin zgjedhor. 

Delegacioni i PACE-së dëgjoi se në Shqipëri ekziston një kulturë e thellë “fituesi merr gjithçka” në konkurencën politike, ku qëllimi nuk është nxitja e bashkëpunimit të ardhshëm, por minimizimi i pushtetit të konkurruesve, duke lënë pak hapësirë për dialog konstruktiv në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Asamblesë Parlamentare.

Sa i takon votimit për herë të parë të diasporës, delgacioni thote se ky eshte një hap pozitiv drejt zgjedhjeve më gjithëpërfshirëse, por thekson se “u shprehën shqetësime se kjo mund të përfitojë partitë më të mëdha dhe tradicionale dhe mund të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve”.