AKTUALITET, 11 Maj 2023, 18:01

Detajet/ 14-vjeçari kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, si ndodhi aksidenti me vdekje në Lezhë

Detajet/ 14-vjeçari kishte marrë makinën pa lejen e

Zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë në Lezhë, ku një 14-vjeçar aksidentoi për vdekje një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re.

Viktima, Frrok Lika, i cili ka qenë duke drejtuar një motomjet dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit që ishte duke u drejtuar nga një 14-vjeçar. I mituri, që drejtonte një mjet tip Fouristradë, ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në momentin që ka parë motorin ka tentuar ta shmangë, duke përfunduar në një parcelë.

Dyshohet se i mituri e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, duke përfitua nga rasti që babai nuk ishte në shtëpi, ndërsa e ëma nuk e kishte kuptuar që kishte marrë çelësat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës. I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarde të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.