AKTUALITET, 11 Maj 2023, 17:08

Pas Begajt, presidenti i Polonisë pritet në takim nga kryeministri Rama

Pas Begajt, presidenti i Polonisë pritet në takim nga kryeministri

Pas takimit që pati me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, presidenti polak Andrzej Duda është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit priti në një takim më Kryeministri Dudën. “Kënaqësi takimi me presidentin polak Andrzej Duda”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se sot, presidenti i Polonisë Duda diskutoi mbi Begajn për bashkëpunimin ekonomik e tregtar, integrimin evropian të Shqipërisë etj.

Presidenti Duda u prit në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ku theksuan se “Shqipëria dhe Polonia, aleate të ngushta e të denja në NATO”.

Në pjesën e dytë të ditës së sotme presidenti Duda do të marrë pjesë në forumin e përbashkët ekonomik, që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet.

Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH). Duda ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare dyditore. Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një presidenti polak në Shqipëri.