TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i koalicionit “bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha deklaroi sot se, “kemi të dhëna dhe prova se familjarët e kryebashkiakut të Vorës po sillen si banda kriminale, duke shantazhuar bizneset, të cilat me mund e me djersë nxjerrin bukën e gojës”.
Në një deklaratë për shtyp, Hoxha tha se, “kryebashkiaku në ikje, person i cili përfaqëson bandat e Vorës, pasi përdori administratën e bashkisë Vorë për kërcënim të qytetarëve, pasi po shantazhon dhe kërcënon familjet e prekura nga tërmeti në këmbim të votës, ka nxjerrë në rrugë familjarët e tij, të cilët po kërcënojnë bizneset në bashkinë Vorë”.
“Për katër vite në Vorë nuk bënë asgjë për të ndihmuar bizneset dhe po i çojnë ato në prag falimentimi, tani i kërcënojnë më mbyllje vetëm e vetëm për interesat e tyre politike”, tha Hoxha.
Hoxha u shpreh se, “i bëj thirrje kryebashkiakut, përfaqësuesit të krimit në Vorë, të ndalojë menjëherë këtë sjellje prej banditi dhe të tërheqë familjarët e tij nga këto veprime, të cilat përbëjnë vepra penale dhe për të cilat i siguroj se do të mbajnë përgjegjësi ligjore”.
“I bëjë thirrje institucioneve ndërkombëtare, OSBE-ODIHR, Ambasadës së Shteteve të Bashkura, dhe selive diplomatike në Shqipëri të monitorojnë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve në Vorë. I bëjmë thirrje të shtojnë numrin e vëzhguesve në këtë bashki, pasi atje po kryen krime elektorale nga persona me precedentë penal”, tha Hoxha.