AKTUALITET, 11 Maj 2023, 17:49

Meta sulmon Ramën nga Kurbini: Fondet e tërmetit i përdorën për të blerë kolltuqe zyrash. Më 14 maj merr fund monizmi

Meta sulmon Ramën nga Kurbini: Fondet e tërmetit i përdorën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka ndalur turin e tij të takimeve, bashkë me aleatin, Sali Berisha në Kurbin.

Meta tha se ngelen vetëm 3 ditë dhe se kjo bashki do iu kthehet qytetarëve, ndërsa shtoi se në 14 maj do të marrë fund arroganca dhe monizmi absolut. Meta tha mes të tjerash se më 14 maj merr fund monizmi dhe arroganca absolute.

“Edhe tre ditë dhe Bashkia e Kurbinit do u takojë qytetarëve. Do t’i japë fund 4 vjeçarit të bashkisë bunker të Kurbinit, e do ta hapë për qytetarët pa dallim. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, kandidati ynë, do sjellë transparencën në vend të korrupsionit. Qytetarët nuk do intimidohen më as nga fatkeqësi si ajo e tërmetit, ku fondet u përdorën për të blerë kolltuqe zyrash.

Kryetari i ardhshëm do të marrë çdo vendim në interesin tuaj dhe të komunitetit. Në 14 maj merr fund monizmi absolut dhe arroganca absolute. E vetmja garë që ka Behar Haxhiu është ajo me kandidatët tanë në bashki të tjera, se kush do të dërrmojë më shumë bandën e Rilindjes”, tha Meta.