AKTUALITET, 11 Maj 2023, 17:00

Edhe 2 ditë nga heshtja elektorale/ “Boll me abuzime!”, Boçi: PS shpërdorime korruptive, 3.5 mld lekë për betonizimin e parkut në Elbasan

Edhe 2 ditë nga heshtja elektorale/ “Boll me abuzime!”,

“3.5 miliard lekë u përdorën vetëm për betonizimin e parkut në Elbasan”. Kështu deklaroi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi gjatë një takimi elektoral me qytetarët.

Në një postim në ‘Facebook’, Boçi denoncoi se ato para që u përdorën për parkun, mund të shkonin për punë shumë të mira në dobi të qytetit.

“Qytetarët nuk kanë pritur fushatën për të kuptuar paaftësinë menaxhuese dhe shpërdorimin korruptiv që i është bërë taksave të tyre! Imagjinoni 3.5 miliard lekë për betonizimin e parkut! Çfarë mund të ishte bërë me aq shumë para?

Boll me abuzime! Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin”, ka shkruar Boçi.