AKTUALITET, 11 Maj 2023, 16:32

Zgjedhjet lokale, Preç Zogaj thirrje qytetarëve: Atje ku Alibeaj nuk ka kandidatë, votoni ata të Primareve

Zgjedhjet lokale, Preç Zogaj thirrje qytetarëve: Atje ku Alibeaj nuk

Kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 14 majit, analisti Preç Zogaj, mbështes i grupit të Alibeajt, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë kandidaët e Primareve atje ku nuk kandidon grupi që ka siglën e PD-së.

Zogaj tha se të gjithë, demokratë, socialistë dhe elektorati gri, duhet të marrin pjesë në votime.

“Demokratët, të gjithë pa përjashtime, edhe elektorati gri, duhet të dalin në votime. Të votojnë për alternativën që e mendojnë si më të mirë. Demokratëve do iu thoja që të votojnë PD-në  për të mbajtur të hapur  rrugën e marrëdhënieve të ngushta me SHBA dhe BE. Po ashtu në bashkitë ku nuk ka kandidatë PD, të votojnë kandidatë të dalë nga Primaret, shumica prej tyre janë miqtë tanë, kemi udhëtuar së  bashku në politikë ”, tha Zogaj në media.