AKTUALITET, 25 Janar 2022, 16:19

Zgjedhjet e pjesshme lokale, LSI dorëzon në KQZ propozimet për anëtarët e KZAZ-ve

Zgjedhjet e pjesshme lokale, LSI dorëzon në KQZ propozimet për

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit.

Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen më 6 mars.

Bashkia Shkodër është prej vitit 2019 pa kryetar të ri, pasi fituesi i zgjedhjeve, Valdrin Pjetri i Partisë Socialiste, e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi kishte të fshehur një dënim në të shkuarën. Detyrën e ushtron kryetarja e vjetër e bashkisë, Voltana Ademi.

Edhe bashkia e Vorës mbeti pa kryetar pasi Agim Kajmaku u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla, ndërsa  kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në listën e PS-së.

Bashkia e Durrësit mbeti gjithashtu pa kryetar pas dorëheqjes në dhjetor 2019 të Valbona Sakos. Bashkia e fundit që mbeti pa kryetar është ajo e Lushnjës në korrik 2021, kur kryetari Fatos Tushe u shkarkua nga Kryeministri pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK.

Zgjedhjet e pjesshme lokale, LSI dorëzon në KQZ propozimet për