TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, në lidhje me veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Policia bën me dije se personi i vënë në pranga është shtetasi Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 28.02.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Gjithashtu, kjo Gjykatë, me vendimin e datës 23.09.2021, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.+
Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Two”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Two”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 28.02.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Gjithashtu, kjo Gjykatë, me vendimin e datës 23.09.2021, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.