TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 21-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi dhunoi dhe i vodhi para nënës së tij. Bëhet e ditur se policia është njoftuar nga nëna e të riut e cila i informoi se djali e kishte dhunuar dhe më pas i kishte vjedhur një shumë parash për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës fqinjit në fjalë, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë; A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”; F. Sh., 64 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi nga Policia Tiranë
Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe i vodhi asaj një shumë parash, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.
Në pranga edhe një shtetas tjetër, që i shiste lëndë narkotike 21-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja A. P., 48 vjeçe, se djali i saj, shtetasi A. P., 21 vjeç, e kishte dhunuar dhe i kishte vjedhur një shumë parash, për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre, shtetasi F. Sh., kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. P. dhe shtetasin F. Sh.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”;
– F. Sh., 64 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.