TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ceremoni diplomimi e mbushur me emocione është zhvilluar ditën e djeshme në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ku u diplomuan 150 studentë.
Mes gëzimit të familjarëve dhe duartrokitjeve për sukseset e të rinjve, momenti më prekës i ditës ishte kur prindërit e dy vajzave, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, u ngjitën në skenë për të marrë diplomat e tyre pas vdekjes.
“Prive” raportojnë se studentet humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në mars të këtij viti, në lokacionin Domorovc-Hodonovc, në Ranillug.
Prindërit e vajzave të ndjera u përballën me një dhimbje të thellë teksa morën në duar arritjen e fundit të tyre, diplomën universitare një ëndërr që Arbnora dhe Antiana nuk patën mundësi ta festonin vetë.
