AKTUALITET, 9 Shtator 2025, 11:27

U ekstradua nga Republika Domenikane/ Pjesë e grupit të Çopjave, po mbahet në GJKKO seanca e masës së sigurisë për Soni Pepën!

U ekstradua nga Republika Domenikane/ Pjesë e grupit të

U ekstradua dy ditë më parë nga Republika Domenikane pas arrestimit, po mbahet në GJKKO seanca për masën e sigurisë të Soni Pepës, pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Pepa u ekstradua dy ditë më parë nga Republika Domenikane.

Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga Interpoli, ndërsa njihet edhe si pjesë e grupit të Franc dhe Hajdar Çopjas.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve.

Ngarkesa në fjalë u nis nga porti i Villetas, Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, Belgjikë.