TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lideri historik dhe aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me një vizitë të tij në Hong Kong, të cilën Berisha e cilëson si të financuar nga një kompani me interesa në industrinë e naftës në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama ka udhëtuar me një avion special drejt Hong Kongut, ku është mbajtur një ekspozitë me vepra arti që mbajnë firmën e kryeministrit. Sipas Berishës, shpenzimet për këtë aktivitet janë mbuluar nga kompania e interesuar për koncesione në vend.
Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar për çështjen, duke theksuar se marrëdhënia mes Ramës dhe kompanisë kineze që, sipas tij, ka financuar udhëtimin dhe ekspozitën, duhet të hetohet nga autoritetet amerikane.
“Unë i bëj thirrje FBI-së, Kongresit dhe Senatit të SHBA-së që të ndihmojnë në zbardhjen e këtij superskandali. Dosja është dorëzuar, por mbahet në sirtar,” tha Berisha.
Berisha: Edi Rama me avion special ndërmerr fluturimin Tiranë-Hong Kong. Jo vetëm kaq, por kompania me interesa të thella nafte në Shqipëri, i prenoton, i paguan shpenzimet e ekspozitës së shkarravinave, të cilat me piktura gjoja të Edi Ramës, në sallën me prestigjioze të Hong Kong, ku metri katror në mure për ekspozim kushton sa qimet e kokës dhe atyre varen shkarravinat e Ramës, që për nivelin artistik, sic kanë vlerësuar dy kritikët e artit janë të një cilësie të shkarravinave të një adoleshenti të droguar. Kjo është vlerësimi artistik, të një mediokori që nuk ka ekspozuar kurrë në jetën e tij përveçse kur u bë kryeministër. Për të vjedhur nuk ka njeri në botë që të ketë dorë në vjedhjen e ikonave, shitësi i ikonave të vjedhura.
Se çfarë koncesionesh i dha kompanisë kineze kjo kërkon hetim ndërkombëtar. Unë jam këtu sot për ti bërë thirrje FBI, ministrisë së Drejtësisë së SHBA, kongresit dhe Senatit të ndihmojnë shqiptarët në hetimin e këtij superskandali, pasi Altin Troplini, ky mercenar i Ramës mban në sirtar dosjen e dorëzuar nga opozita. Një dosje e sensitivitetit të lartë. Edi Rama del po aq fajtor sa dhe vetë McGonigal për ryshfetin që ka marrë dhe ky i ka dhënë atij. I ka shumë të errëta, lidhjet e tij me Dorian Duckën dhe jo vetëm. Thirrja ime është të hetohet. PD disponon fakte dhe të dhëna, absolutisht me interes të padiskutueshëm në këtë proces hetimi dhe mund të japë një kontribut të çmuar, por njeriu që po bllokon hetimin është Altin Troplini, i cili ka hapur gjoja çështjen, por çështjen e ka hapur pa emër, pa thirrur kurrë Edi Ramën.